Masakër/ Ushtaraku qëllon për vdekje dy vëllezërit, një i tretë ende në gjendje kritike
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dy viktima dhe një person të plagosur në Bathore, në Kamëz. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Petrela”, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre. Sipas njoftimit të policisë, konflikti ka nisur mes shtetasit N. M., rreth 40 vjeç, dhe tre vëllezërve S. I., N. I. dhe Sh. I. Përplasja dyshohet se është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje. Dy vëllezërit e tjerë, N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së...
Burimi:
ntv.al