Masakër në Sudan, sulmi me dron i RSF-së vret 31 civilë në kampin e të zhvendosurve
Të paktën 31 civilë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën nga një sulm me dron i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), një grup paramilitar, ndaj një kampi për personat e zhvendosur në shtetin e Nilit Blu, në juglindje të Sudanit, njoftoi të premten një grup mjekësor lokal. Në një deklaratë, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit tha se sulmi kishte në shënjestër një grumbullim të personave të zhvendosur në zonën Abu Shandi, në lokalitetin Wad Al-Mahi. Grupi bëri të ditur se mes viktimave ishin katër fëmijë, ndërsa mes të plagosurve ishin gjashtë fëmijë dhe tetë gra. Ai e dënoi sulmin, duke deklaruar se viktimat ishin civilë të paarmatosur, të cilët ishin larguar nga konflikti në kërkim të sigurisë. Rrjeti e cilësoi sulmin si...
Burimi:
syri.net