Gruaja e ambasadorit rus ‘ndez’ përplasje diplomatike në Australi, braktiset klubi i grave
Klubi Ndërkombëtar i Grave në Canberra, i krijuar për të bashkuar gra nga kultura dhe kombësi të ndryshme, është përfshirë në një përplasje diplomatike për shkak të luftës në Ukrainë. Konflikti nisi pas vendimit për të pranuar si anëtare bashkëshorten e ambasadorit rus në Australi, Irina Petrakova, pavarësisht kundërshtimit të bashkëshortes së ambasadorit ukrainas, Liana Myroshnychenko. Kjo e fundit kërkoi që pranimi i saj të shtyhej të paktën deri në përfundimin e luftës, duke argumentuar se nuk bëhej fjalë thjesht për një grua me origjinë ruse, por për bashkëshorten e përfaqësuesit të një shteti që po shkatërron vendin dhe jetën e popullit të saj. Klubi, i themeluar në vitin 1964 dhe që numëron më shumë se 300 anëtare nga rreth 50 kombësi të ndryshme, iu...
Burimi:
javanews.al