Alarm në Bangladesh, mbi 500 viktima nga denga dhe 1,318 nga fruthi
Numri i viktimave nga ethet e dengës në Bangladesh është rritur në 502, pasi autoritetet shëndetësore raportuan edhe tre vdekje të tjera nga kjo sëmundje e transmetuar nga mushkonjat. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve ka kaluar 164 mijë që nga muaji janar. Numri i viktimave është rritur krahasuar me vitin e kaluar, kur u regjistruan 336 të vdekur dhe afro 85 mijë raste të infektimit. Bangladeshi zakonisht përjeton sezonin e dengës gjatë periudhës nga qershori deri në shtator. Denga transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Nuk ekziston një trajtim specifik për këtë infeksion viral. Katër fëmijë të tjerë humbin jetën nga simptomat e ngjashme me fruthin Ndërkohë, katër fëmijë të tjerë kanë humbur jetën nga simptoma të ngjashme...
Burimi:
syri.net