Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës
Kryetari i PD-së Sali Berisha në deklaratë për mediat sot më 22 shtator komentoi edhe aksionin e SPAK, ku u kontrollua banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda dhe u dha masë sigurie “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Berisha theksoi se Hyseni shiste informacionet e SHISH edhe tek figura të tjera të qeverisë, duke thënë se ky është skandal tepër i rëndë. Për të, SHISH ka qenë nën kontrollin e Ergys Agasit. Tha se Hyseni e Agasi takoheshin për dreka në një lokal në mes të Tiranës. “Vlora Hyseni ishte bashkëpunëtore në krim, ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës se ky. Në vitin 2022, qytetari digjital më informon...
Burimi:
javanews.al