Martin Camaj: Ky âsht dimni ynë, e Mira

Martin Camaj: Ky âsht dimni ynë, e Mira

Martin Camaj Poezi nga Martin Camaj Dhija e egër la alpetdhe u ul në luginë për dy kafshata báre gjet krizantemat në borë. Ky âsht dimni ynë, e Mira. Flaka në kaminin e vjetër skuq fletëte bardha të kartës së panjollë:të gjitha sendet, të bardha, shkojnëe vijnë tue u sjellë në nji karoseltë bardhë dhe blerimi i trupit tandmban pezull deshirat e lindunanë avullin e florës mes xhamave. Ky âsht dimën i gjatë, e Mira. Gjuetari tremb dhinë e egërdhe krizantemat mbulohen me veline borës së re, e Mira,si gacat e mbrame të votrësme hijen e duerve t’ûnshme për ngrohje. ObserverKult Lexo edhe: KËSHILLA E EQREM ÇABEJT: PARA SE TË SHKRUANI PËR GJUHËN SHQIPE DUHET TA KENI KËTË GJË PARASYSH