Arti si enigmë e hapur

Arti si enigmë e hapur

Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit Thellësia e artit ndodhet në shpirtin e njeriut. Me art mendojmë më mirë, lehtësojmë të jetuarit, filozofia bëhet e bukur, lehtësisht pushtojmë brigjet jetësore duke mos vërejtur kohën, pikërisht arti distancohet nga koha. Ka punime që të mbajnë të fokusuar me orë dhe koha të duket që nuk ekziston. Ngjyra, kontraste, vija, etno, forma të përplasura njëra me tjetrën, hapësira të pushtuara nga shumë forma, të gjitha i soditim në ekspozitë. Ka ekspozita që i shikon dhe ka të tjera që të përpijnë. Ajo e Agron Mulliqit në Hanin e 2 Robertëve që u hap mbrëmë është e dyta. Albert Camus thoshte se krijimi do të thotë “të jetosh dy herë”, dhe këtu e ndjen këtë në çdo mur,...