Përkujtohet poeti dhe patrioti Ndre Mjeda
Më 20 nëntor të vitit 1866, lindi në Shkodër, kleriku, atdhetari, filologu, poeti dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet fetare i vijoi në disa vende të Evropës, ndër to në Spanjë, Itali dhe Poloni. Në vitin 1883 studioi në Kroaci retorikë, latinisht dhe italisht. Më 1901, së bashku me të vëllanë, Lazër Mjedën, themeloi shoqërinë kulturore dhe gjuhësore “Agimi”, e cila hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe dhe botoi një varg librash shkollorë të mbështetur në këtë sistem shkrimi. Në vitin 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit, si përfaqësues i Shkodrës, së bashku me figura të tjera të shquara të kulturës dhe lëvizjes kombëtare shqiptare, ndër të cilët At Gjergj...
Burimi:
kultplus.com