René Kollo, tenori gjerman i njohur për interpretimet në operat e Wagnerit
20 November, 2026 - 22:30 Tenori gjerman René Kollo, i njohur për interpretimet e tij në operat e kompozitorit Richard Wagner, lindi më 20 nëntor 1937 në Berlin. Ai vjen nga një familje me traditë muzikore, ndërsa karrierën e tij e nisi fillimisht si këngëtar i muzikës së lehtë, para se të bëhej një nga emrat e njohur të skenës operistike. Kollo e nisi karrierën si këngëtar opere në vitin 1965, në Teatrin Shtetëror të Braunschweigut. Nga viti 1967 deri më 1971 ishte tenori i parë në Operën Gjermane të Rajnit, ku interpretoi role kryesore në veprat e Mozartit, Verdit, Puccinit dhe Janáçekut. Më vonë u paraqit në skenat e rëndësishme operistike të botës, përfshirë Festivalet e Bayreuthit dhe Salzburgut. Gjatë karrierës së tij, Kollo...
Burimi:
kultplus.com