Marrëveshja për emigrantët me Italinë? Rama nga Brukseli: Do jetë në fuqi deri sa “motra ime” të jetë kryeministre

Marrëveshja për emigrantët me Italinë? Rama nga Brukseli: Do jetë në fuqi deri sa “motra ime” të jetë kryeministre

foto ilustrim: edi rama-giorgia meloni BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Nga Brukseli, një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në samitin “Euronews Enlargement Summit”, Rama theksoi se marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi deri në vitin 2030.  “Do të jetë në fuqi deri në vitin 2030, edhe në vitin 2050, për sa kohë aty të jetë motra ime", u përgjigj me batutë Rama, duke iu referuar kryeministres italiane Giorgia Meloni. Sa i përket integrimit europian, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian duhet të bazohet në meritë. Rama theksoi rëndësinë që vendet kandidate të jenë pjesë e tryezës europiane dhe të përfitojnë në përputhje me progresin e tyre.  Pjesë...