Mario Puzo, shkrimtari i romanit të famshëm “Kumbari”
Mario Puzo ishte shkrimtar dhe skenarist amerikan me origjinë italiane, i njohur në mbarë botën për romanin e tij të famshëm “Kumbari” (The Godfather). Ai lindi më 15 tetor 1920, në lagjen Hell’s Kitchen të Manhatanit, në Nju Jork, në një familje emigrantësh italianë. Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës shërbeu në Forcat Ajrore të Ushtrisë Amerikane në Gjermani, Puzo iu përkushtua shkrimtarisë. Veprën e tij më të njohur, “Kumbari”, e botoi në vitin 1969. Romani u bë një sukses i madh dhe u shit në miliona kopje në mbarë botën. Suksesi i romanit çoi në realizimin e filmit “Kumbari”, në vitin 1972, me regji të Francis Ford Coppola. Puzo bashkëpunoi me Coppolën edhe për dy vazhdimet e filmit, “Kumbari II” (1974) dhe...
Burimi:
kultplus.com