Maria, “Turkina” e krishterë që tronditi Perandorinë Osmane

Maria, “Turkina” e krishterë që tronditi Perandorinë Osmane

NGA: NDUE DEDAJ Nuk do ta kishim besuar atë histori, sa njerëzore, aq dhe misionare e perandorake, nëse nuk do të na e kishte përshkruar me imtësi argjipeshkvi i Shkup-Prizrenit, me qendër në Prizren, italiani Dario Buçareli, njëherësh protagonist i ngjarjes, përkundrazi do të na ishte dukur si një mit, edhe pse Marie Kaçinari këndohej nga populli si heroinë në Gjakovë etj. Ipeshkvi latin, në këtë rast nuk është vetëm autori i veprës, ku ndërthuret kjo histori, por dhe personazh kryesor, shpëtimtar i saj, gati të sakrifikohet për atë grua, që për të është veçse një besimtare e krishterë, bërë e tillë me vullnetin e saj, pasi më parë kishte qenë e besimit mysliman. Është ky fakt që do të kishte jehonë të madhe, që do...