Manjani: Drejtësia penale po rrezikon lirinë e pronës private

Manjani: Drejtësia penale po rrezikon lirinë e pronës private

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur alarmin mbi propozimet në projekt-kodin e ri penal, të cilat sipas tij rrezikojnë të kthejnë çdo qytetar pronar në subjekt të dyshimit penal, pa pasur prova apo një vendim gjyqësor. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shpreh shqetësimin për mënyrën si drejtësia penale po ndërhyn në marrëdhëniet civile të pronës, duke shkelur sipas tij garancitë kushtetuese dhe parimin e sigurisë juridike. Postimi i plotë: Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale.****Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë ligjore për të. Drejtësia penale si pjesë e të drejtës publike, duhet të synojë garancinë e pronës jo pasigurinë e saj. Dmth drejtësia penale siguron...