Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

Ndërsa videot e krijuara me inteligjencë artificiale po përhapen në rrjetet sociale, mungesa e edukimit digjital dhe rregullimit ligjor po krijojnë terren për manipulim, mashtrim dhe rrezik shëndetësor. BIRN Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet pozitive të një kremi, i cili premton të shërojë një listë të gjatë sëmundjesh. Sigurisht, asgjë nga ato që thuhet në këtë video nuk është e vërtetë, pasi ajo është një video e rreme e realizuar me aplikacione që përdorin inteligjencë artificiale krijuese. Videoja e...