Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari
Policia ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, pasi kishte kultivuar 77 bimë narkotike Cannabis Sativa në Mallakastër. Ai është vënë në pranga në parcelën ku ishin kultivuar bimët. Shtetasi K. Xh., 58 vjeç, akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua...