Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia
Qeveria e Malit të Zi miratoi Informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve me të cilat rregullohet regjimi pa viza me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë. Siç thuhet në njoftim do të iniciohet edhe lidhja e një marrëveshjeje të re me Turqinë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale. Mali i Zi, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me politikën e vizave të BE-së. Qeveria e Malit të Zi më 23 korrik të këtij viti miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, me të cilat përcaktohet se, nga 1 nëntori, shtetasve të vendeve të përmendura do t’u nevojitet vizë për hyrje, kalim nëpër territor dhe qëndrim në Mal...
Burimi:
syri.net