Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
👁12762
Shebeniku dhe Jabllanica ndajnë të njëjtin masiv malor, por jo të njëjtin status mbrojtjeje. Në Shqipëri, Shebeniku është park kombëtar, ndërsa Jabllanica në Maqedoninë e Veriut mbetet ende pjesërisht e pambrojtur. Në kufirin lindor të Shqipërisë, ngjitur me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Parku Kombëtar i Shebenikut. Një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë për biodiversitetin, e cila përfaqëson një nga ekosistemet malore më të ruajtura në vend. Në Shqipëri Shebeniku ka statusin e parkut kombëtar që prej vitit 2008 dhe është strehë për shumë specie të rralla. Parku ka një sipërfaqe prej rreth 34 mijë hektarësh dhe përfshin një...