Malaj: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

Malaj: Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë

Pas kallëzimit penal të depozituar në SPAK ndaj tij, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe drejtuesve të 16 degëve të Thesarit, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar duke mbrojtur qëndrimin e institucionit për pagesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njëzet nëpunës autorizues të gjykatave në vend, së bashku me kryetarët e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, kanë depozituar më 8 shtator kallëzim penal në SPAK, duke kërkuar hetimin e Malajt, Gentian Kërit dhe përgjegjësve të degëve të Thesarit për bllokimin e pagave për muajin gusht. Në reagimin e tij, Malaj e konsideron situatën si një përshkallëzim të konfliktit mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit, ndërsa thotë se Ministria e Financave ka vepruar në përputhje me ligjin. “Të kallëzohesh...