Akuza ndaj Ramës, kërkohet hetim: çfarë synon letra e Veliajt?

Akuza ndaj Ramës, kërkohet hetim: çfarë synon letra e Veliajt?

Erion Veliaj i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, me kërkesën për inicimin e një komisioni hetimor parlamentar. Sipas tekstit të lexuar në emision, komisioni duhet të shqyrtojë ndërhyrjet dhe kërcënimet që Veliaj pretendon se janë ushtruar ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë. Në kërkesën e cituar, Veliaj kërkon të hetohet nëse transferimi nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni. Ai pretendon se qëllimi ka qenë ta detyrojnë të pranojë organizimin e protestave në Tiranë dhe të japë dorëheqjen nga mandati i kryetarit të bashkisë. Veliaj shpreh gatishmërinë të dëshmojë nën betim përpara Kuvendit, të ballafaqohet me ministrin dhe të paraqesë provat që disponon. Në të njëjtin tekst kërkohet që edhe kryeministri...