Mala me pozicion të ri, shqetësojnë Gurishta-Hakaj te Vllaznia

Mala me pozicion të ri, shqetësojnë Gurishta-Hakaj te Vllaznia

Ishte ndoshta rinovimi më i rëndësishëm te Vllaznia në këtë periudhë merkatoje verore, pasi kuqeblutë të cilët edhe për një sezon siguruan shërbimet e Esat Malës. 26- vjeçari do të luajë sezonin e katërt radhazi me fanellën e shkodranëve, ku gjatë këtyre viteve ka qenë ndër futbollistët kryesor të ekipit. Sezoni 2024-25 ishte më i miri me Vllazninë dhe më i miri në karrierën e prizrenasit, i cili në kampionat arriti të shënonte 7 gola dhe të asistonte 12 të tillë, statistika që nuk i kishte shënuar më parë. E te 9 herë kampionët e vendit patjetër duan vijimin e asaj forme të ish-futbollistit të Partizanit. Por tashmë atij i duhet që këtë performancë ta shfaqë në një pozicion të ri në fushë. Malën, në...