Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Macron vizitë zyrtare në Britani, fokus te emigracioni, siguria dhe rindërtimi i marrëdhënieve pas Brexit
Presidenti francez Emmanuel Macron nis sot një vizitë zyrtare treditore në Britaninë e Madhe, me një axhendë të ngarkuar që përfshin një fjalim historik në Parlamentin britanik dhe takime të nivelit të lartë mbi mbrojtjen, emigracionin dhe sigurinë ndërkombëtare. I ftuar nga Mbreti Charles III, Macron bëhet lideri i parë i një vendi anëtar të BE-së që viziton zyrtarisht Britaninë pas Brexit-it, një zhvillim që simbolizon afrimin mes dy vendeve, veçanërisht pas ndryshimit të qeverisë në Londër me ardhjen në pushtet të kryeministrit Keir Starmer. Ngjarjet kryesore të vizitës përfshijnë një darkë shtetërore në Kalanë e Windsor-it, fjalimin e Macron...