Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Macron vizitë në Grenlandë: Vij në shenjë solidariteti për sovranitetin e ishullit
👁4575
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti sot në Grenlandë në një vizitë simbolike dhe politike, duke deklaruar se udhëtimi i tij synon të shprehë solidaritetin e Francës dhe Bashkimit Evropian me sovranitetin dhe integritetin territorial të ishullit arktik. Macron u prit nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, dhe kryeministri i Grenlandës, me të cilët zhvilloi takime dypalëshe në një klimë të ngarkuar nga tensionet ndërkombëtare rreth ishullit. Kjo është hera e parë që një udhëheqës shteti viziton Grenlandën pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët kishte shprehur dëshirën që SHBA të merrte kontrollin e territorit, duke përmendur...