Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Macron reagon pas bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll, presidenti francez: Moska po mundohet të fitojë kohë për të vazhduar luftën
👁6840
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Rusia ka treguar se “thjesht po përpiqet të fitojë kohë” për të vazhduar luftën me Ukrainën. Presidenti francez postoi në X duke thënë se duke refuzuar marrëveshjen e armëpushimit, Rusia ka treguar se nuk dëshiron paqe. Ai tha se si rezultat, “koalicioni i të gatshmëve”, një grup prej 31 vendesh që janë zotuar të mbështesin Ukrainën kundër Rusisë, do të përcaktojnë një përgjigje të bashkuar. Postimi i plotë: “Sapo patëm një telefonatë me presidentin amerikan, ndërsa ishim në Shqipëri. Edhe një herë, presidenti Putin refuzon t’i përgjigjet propozimit të armëpushimit pa kushte të paraqitur...