Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Macron pas bisedës telefonike me Putin: Nuk ka përparim me Rusinë për Ukrainën, ende larg armëpushimit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se nuk ka pasur asnjë përparim thelbësor në bisedimet me Rusinë për gjetjen e një zgjidhjeje në konfliktin në Ukrainë. Komentet e tij erdhën pas një bisede telefonike të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin. Në një intervistë për televizionin francez BFMTV, Macron theksoi se dallimet mes Parisit dhe Moskës mbeten të pakalueshme. “Nuk mund të them se ka pasur ndonjë përparim në bisedime, pasi më parë është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje për armëpushim dhe të rinisin negociatat,” u shpreh ai, duke theksuar se “armëpushimi duhet të hapë rrugën për paqen.” Macron u...