Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Macron paralajmëron Rusinë pak para videokonferencës në Kiev: Do të ketë sanksione të ashpra nëse nuk pranon armëpushimin
👁7694
Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh të fortë Rusisë, duke paralajmëruar se nëse Moska nuk pranon armëpushimin 30-ditor të propozuar nga vendet evropiane dhe presidenti amerikan Donald Trump, “do të përballet me sanksione shtesë, shumë më të ashpra.” Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste për rrjetet televizive franceze TF1 dhe LCI, teksa udhëtonte me tren për në Kiev së bashku me udhëheqësit evropianë Friedrich Merz, Keir Starmer dhe Donald Tusk. Macron bëri thirrje për “negociata të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë”, duke nënvizuar se nëse pranohet armëpushimi, “do të nisnim bisedime direkte Ukrainë-Rusi. Ne jemi të...