Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Macron kërkon “të zgjedhë Papën”? Takohet me kardinalët, kritikët: Tentativë influencimi!
👁12221
Vizitën e tij në Vatikan për funeralin e Papës, presidenti francez Emmanuel Macron, duket e ka shfrytëzuar për të zhvilluar edhe disa takime me kardinale që në 7 maj nisin konklavën, apo procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Kishës Katolike. Euroneës thotë se takimet e shefit të Elizesë me kardinalë të rangut të lartë dhe zyrtarë të lartë të Kishës Katolike kanë ngjallur polemika të mëdha në Itali, ku zërat kritikë flasin për tentative influencimi nga ana e kreut të shtetit francez. Shtypi italian e ka quajtur këtë një formë “ndërhyrjeje të Mbretit Diell modern”, pasi lideri francez...