“MACRON, JEP DORËHEQJEN”/ Ashpërsohen protestat në Francë
Mijëra persona kanë marshuar në qytetin e Orléans, në Francë, në shenjë proteste kundër kongresit të partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, të drejtuar nga Marine Le Pen. Sipas prefekturës lokale, në demonstratë morën pjesë rreth 11 mijë persona, ndërsa organizatorët pretendojnë se numri i protestuesve arriti në 26 mijë. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër presidentit francez Emmanuel Macron, përfshirë sloganin “Macron, jep dorëheqjen”, si dhe thirrje kundër Marine Le Pen: “Le Pen në burg”. Kjo e fundit lidhet me dënimin e lideres së Tubimit Kombëtar, të cilin ajo e ka kundërshtuar përmes rrugëve ligjore. Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave dhe të Partisë Socialiste franceze. Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës së Përgjithshme të Punës, Sophie Binet, kritikoi Tubimin Kombëtar, duke...
Burimi:
ntv.al