Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)

Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza. Në pranga ka rënë Emiljan Mehilli, banues në fshatin Krutje e Poshtme. Sipas policisë, 45-vjeçari u ndalua teksa qarkullonte me automjet në fshatin ku banonte. Gjatë kontrollit në automjet dhe më pas në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 65 doza kokainë, me peshë totale 156 gramë, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu një armë gjahu dhe 105 fishekë për të, dy peshore elektronike, një aparat celular, automjeti me të cilin lëvizte 45-vjeçari, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë, që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.