Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen…
Rigels Seliman Një operacion i padukshëm, por i fuqishëm po zhvillohet në heshtje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila tashmë ka kthyer rrjetet sociale në një armë të re për të goditur pasuritë e fshehura të zyrtarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin e organizuar. Në pamje të parë, duket si një “story” i thjeshtë, por për hetuesit financiarë është një provë potenciale që mund të çojë në sekuestrime miliona eurosh. Postimet në TikTok, Instagram, blogje apo videot në YouTube janë kthyer në miniera informacioni. SPAK, përmes një udhëzimi zyrtar, ka ngritur një sistem të tërë survejimi digjital që...