Luftë me zjarret nga Jugu në Veri, 5 zona problematike! Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra ende aktive, mbi 800 forca në terren, ndërhyrje dhe nga ajri

Luftë me zjarret nga Jugu në Veri, 5 zona problematike! Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra ende aktive, mbi 800 forca në terren, ndërhyrje dhe nga ajri

Situata e zjarreve në vend vijon të menaxhohet nga strukturat operacionale në terren, me mbështetje edhe nga ajri. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe 1 e shuar. Në operacione janë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale, si dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura. Në terren janë vënë në dispozicion mjete zjarrfikëse dhe mbështetëse, autoambulanca, dronë, ndërsa janë kryer edhe 4 operacione me helikopterë. Në Qarkun Tiranë, zjarri vijon aktiv në Malin e Dajtit, në një sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, të ADM-së dhe të Forcave të Armatosura, si dhe mjete, autoambulancë dhe një helikopter. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik...