Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta Ukrainë-Rusi, ushtria ukrainase godet një fabrikë baruti dhe një depo armësh në territorin rus
👁12864
Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte goditur një fabrikë baruti në Tambov të Rusisë, gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr. “Prodhon barut për lloje të ndryshme armësh të vogla, artilerie dhe sistemesh raketore”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë të postuar në aplikacionin Telegram, duke e përshkruar fabrikën si një nga objektet kryesore në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë. Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu shpërthime në një depo armësh në rajonin e Kurskut dhe në një depo aeroporti në rajonin e Voronezhit. Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk ishte në gjendje t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto sulme të ushtrisë...