Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta Izrael-Iran/ Teherani refuzon bisedimet bërthamore, Trump: Europa nuk po ndihmon në zgjidhjen e konfliktit!
Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndërsa Irani ka deklaruar se nuk do të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor për sa kohë që është nën sulme ushtarake nga Izraeli. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pas një takimi me diplomatët evropianë në Gjenevë, tha se Teherani do të jetë i gatshëm për negociata, vetëm pasi të ndalen “agresionet izraelite”. Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi ministri izraelit i mbrojtjes, paralajmëroi për një “fushatë të zgjatur” kundër Iranit, duke theksuar se Izraeli duhet të përgatitet për “ditë të vështira”. Ndërkohë, luftime të ashpra vazhduan gjatë natës....