“Luajta për një klub fitues si Milan, ndjesi unike”, Pato: Më donte edhe Interi
“Kur luaja në PlayStation, zgjidhja Milanin. Kur erdhi koha për të vendosur, nuk mendova dy herë: ata sapo kishin fituar Ligën e Kampionëve, atje ishin shtatë brazilianë dhe idhulli im ishte Ronaldo, i cili luante për kuqezinjtë. Midis ekipeve të ndryshme që më kontaktuan, ishte edhe Interi, por edhe sot mendoj se Milani ishte zgjedhja më e mirë”. “Luajta për një klub fitues, fitova me këtë klub dhe luajta me shumë kampionë italianë. Më duhej të prisja gjashtë muaj para se të luaja ndeshjen time të parë për Milanin. Kam lindur më 2 shtator, ndërsa afati i transferimeve u mbyll më 31 gusht. Nëse do të kisha lindur dy ditë më parë, do të kisha luajtur në finalen e Kupës së Botës për Klube që...
Burimi:
gijotina.com