Los Angeles në flakë/ Dita e tretë e trazirave – Marinsat në gatishmëri, Musk gjen mundësinë të afrohet me Trump

Los Angeles në flakë/ Dita e tretë e trazirave – Marinsat në gatishmëri, Musk gjen mundësinë të afrohet me Trump

Foto ilustruese SHBA- Dita e tretë e trazirave në Los Angeles dhe situata duket se nuk ka "ndërmend" që të përmirësohet. Ende ka protestues që përleshen me Policinë dhe Gardën Kombëtare, të cilët përdorën edhe plumba gome. Protestat që filluan pas një operacioni nga Shërbimi Federal i Imigracionit por duket se nuk ka gjasa që të ndalen, kjo edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm dhe të ashpër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili urdhëroi ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. Po ashtu, sot presidenti paralajmëroi se 500 marinsa janë në gatishmëri dhe në pritje të urdhërit për të vepruar....
Burimi: Zeri.ai