Londra hap muzeun e ri prej 437 milionë paundësh, historia 2000-vjeçare e qytetit nën një çati

Londra hap muzeun e ri prej 437 milionë paundësh, historia 2000-vjeçare e qytetit nën një çati

Muzeu i Londrës, një institucion kulturor që rrëfen historinë e kryeqytetit britanik, rihap dyert këtë javë në një hapësirë të re ekspozuese, të krijuar në ndërtesat historike të ish-tregut të mishit “Smithfield Market”. Pas zhvendosjes nga një objekt i viteve 1970, muzeu do të mirëpresë vizitorët në një ndërtesë karakteristike me tulla të shekullit XIX, në qendër të Londrës. Projekti i transformimit të kësaj hapësire ka kushtuar 437 milionë paundë (rreth 570 milionë dollarë), ndërsa hapja për publikun është caktuar për të shtunën. Drejtoresha e muzeut, Sharon Ament, e ka cilësuar përfundimin e projektit si një arritje të jashtëzakonshme dhe një investim të rëndësishëm për qytetin. Sipas saj, ndërtesat historike kanë mundësuar krijimin e një modeli të ri muzeu, që ndërthur ekspozitat me hapësira publike...