Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

Çështja e lobimit të Republika Srpska në Shtetet e Bashkuara ka mbërritur zyrtarisht në Uashington, pasi ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konaković, u ka dërguar 15 letra drejtuesve të institucioneve kryesore amerikane, duke kërkuar verifikimin e aktiviteteve lobuese të entitetit serb dhe shqyrtimin e mundësisë së sanksioneve ndaj Milorad Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sipas Euronews Bosnia, letrat i janë dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, Sekretarit të Thesarit Scott Bessent dhe zyrtarit të lartë të Departamentit të Drejtësisë Todd Blanche, si edhe drejtuesve dhe anëtarëve kryesorë të disa komisioneve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Një nga kompanitë e përmendura në këtë korrespondencë është Continental Strategy LLC, firmë amerikane lobimi e angazhuar nga Republika Srpska. Emri i saj është i njohur edhe...