Llogari false në Tik Tok me emrin e tij, 14-vjeçari nga Gjirokastra denoncon në polici

Llogari false në Tik Tok me emrin e tij, 14-vjeçari nga Gjirokastra denoncon në polici

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori pasi ka kallëzuar një 14-vjeçar, se në rrjetin social “Tik Tok”, është hapur një llogari false në emër të tij, dyshohet nga një 12-vjeçar, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net