LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

Vijon me tensione, akuza dhe debate seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend (24 shtator). Në replikë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, foli deputeti i PS, Blendi Klosi. Kundrejt akuzave të Berishës për lidhje me aferën ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Klosi akuzoi Berishën se gjithnjë ka sulmuar institucionet e inteligjencës, teksa kujtoi edhe precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede. “Në 22 vite ke drejtuar këtë forcë politike, por nuk ke hequr dorë nga akuzat për çdo institucion dhe krerët e shërbimeve sekrete. E përmende vetë, ke goditur institucionet e sigurisë kombëtare. Ne e kemi diskutuar me fakte me reformën në drejtësi standardin tonë. Ne e kemi vërtetuar se nuk do të mbrojmë askënd në raport me drejtësinë dhe të gjithë...