LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

Debatet për arrestimin e kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë dhe i dha informacione sekrete, pritet të dominojë seancën plenare të ditës së sotme. Opozita ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar debat për rastin e Vlora Hysenit dhe llogari nga kryeministri Edi Rama për përzgjedhjen e saj në krye të SHISH. Por, shefi i qeverisë ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së OKB-së. Në fjalën e tij në Kuvend, Sali Berisha tha se Ergys Agasi kishte nën kontrollin e tij të gjitha sekretet e shtetit, pas lidhjes së zbuluar mes biznesmenit dhe ish-drejtoreshës së arrestuar të SHISH, Vlora Hysenit. Berisha shprehet se Hyseni ëshë anëtare e grupit më të rrezikshëm kriminal, ndërsa tha...