Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lirohet Jamarbër Malltezi, GJKKO ndryshon masën “arrest shtëpie” në garanci pasurore
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të zbusë masën ndaj Jamarbër Malltezit. Arresti i shtëpisë i është zëvendësuar me garanci pasurore 3 milionë lekë. “Kemi të bëjmë me proces të ndotur, me urdhër politik, do të jem në të gjitha seancat dhe do të përballemi, ka kaq shumë gjëra qesharake sa nuk e keni idenë. Shuma besoj ishte 3 milionë lekë por ta mësoj kur të marr dokumentin”, u shpreh Malltezi. GJKKO gjithashtu rrëzoi kërkesën e Elsa Ullirit për dorëheqje nga çështja. Ajo ishte gjyqtarja që shqyrtoi kërkesën e Malltezit për ndryshim mase nga arrest shtëpie në një më të butë....