Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve
Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit. “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama. Top Channel