Lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri ndan pamjet nga vijimi i aksionit zaptues: Ecim…

Lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri ndan pamjet nga vijimi i aksionit zaptues: Ecim…

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. Sot, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra në një subjekt privat, ku u liruan zona të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi progresin me fjalën “ecim”.