Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lirimi i hapësirave publike, deputeti përplaset me IMTV: Çfarë hapësire zë pema që duan ta presin?
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, nuk ka kaluar pa përplasje, pasi kjo situatë ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen ”Gafurr Muço” policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin e PD-së, Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve. Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30-vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën. ”Ka ardhur bashkia ka një urdhër që kryetarja e bashkisë i lë në ajër, që të lirohen trotuare. Kjo pema këtu, ka 40 vjet që nuk bëhet kështu. Zë trotuar e hapësirë publike kjo pema këtu? Këtu është hije ke qejf të rrish. Në diell...