Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e kujdesit për lëkurën ka nevojë për ndryshim

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e kujdesit për lëkurën ka nevojë për ndryshim

Shumë njerëz krijojnë një rutinë të përditshme për kujdesin ndaj lëkurës dhe i qëndrojnë besnikë për vite me radhë. Megjithatë, ekspertët e dermatologjisë theksojnë se nevojat e lëkurës nuk mbeten të njëjta përgjithmonë dhe, në disa raste, produktet që dikur jepnin rezultate mund të mos jenë më të përshtatshme. Një nga shenjat më të qarta se rutina juaj ka nevojë për përditësim është mungesa e rezultateve. Nëse papritur vini re puçrra, yndyrë të tepërt, tharje apo humbje të shkëlqimit natyral të lëkurës, kjo mund të tregojë se produktet aktuale nuk po i përgjigjen më nevojave tuaja. Specialistët këshillojnë që në raste të tilla të kërkohet mendimi i një dermatologu. Një tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt është ndryshimi i stinëve. Temperaturat e larta të verës dhe...