Vapa sjell rrezik për helmime dhe probleme shëndetësore, mjeku: Kujdes me ushqimet dhe temperaturat e larta
Edhe pse temperaturat e larta të kësaj periudhe pritet të sjellin rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal të Kukësit situata paraqitet e qetë. Mjeku Besnik Lleshi bën të ditur se nuk ka fluks të shtuar pacientësh dhe se situata vijon të jetë e menaxhueshme. Sipas mjekut, rastet më të shpeshta gjatë kësaj periudhe janë helmimet, ndaj ai u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes. Ai këshillon shmangien e daljeve gjatë orëve kur temperaturat janë më të larta, si edhe kujdes të veçantë në konsumimin dhe ruajtjen e ushqimeve. “Gastroenterite, hipertensione te moshat e treta dhe gastroenterite të të gjitha moshave, duke përfshirë edhe moshën pediatrike janë rastet më të shpeshta. Këshilla është eliminimi i ushqimeve të kontaminuara dhe shmangia e ekspozimit...
Burimi:
javanews.al