Udhëtimet në kinema dhe vizitat në muze, mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Udhëtimet në kinema dhe vizitat në muze, mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Vizitat në muze dhe shkuarja në kinema mund të ndihmojnë në vonimin e plakjes biologjike, sugjeron një studim. Sipas studiuesve, ndikimi i përfshirjes në aktivitete kulturore “mund të jetë i krahasueshëm” me ushtrimet e shpeshta fizike. Ekspertët analizuan të dhënat e pothuajse 2.000 personave që morën pjesë në Studimin Longitudinal Anglez të Plakjes (English Longitudinal Study of Ageing), i cili ndjek të rriturit e moshës 50 vjeç e lart në Angli. Ata plotësuan pyetësorë rreth asaj se sa shpesh shkonin në kinema, teatër, koncerte ose opera, si dhe sa shpesh vizitonin muze dhe galeri arti. Nga përgjigjet e tyre, studiuesit krijuan një pikëzim të angazhimit kulturor që varionte nga 0 deri në 15. Infermierët matën gjithashtu 10 tregues fiziologjikë, përfshirë indeksin e masës trupore, forcën...