Shkencëtarët krijojnë vaksinën e parë të projektuar nga inteligjenca artificiale
Një ekip studiuesish britanikë ka zhvilluar atë që po cilësohet si vaksina e parë në botë e projektuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, një arritje që mund të revolucionarizojë luftën kundër viruseve dhe pandemive të ardhshme. Siç shkruan BBC, studiuesit nga Universiteti i Cambridge-it njoftuan se inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar komponentin kryesor të vaksinës, i cili më pas është testuar te njerëzit. Sipas tyre, teknologjia e re mund të ofrojë mbrojtje kundër një game të gjerë koronavirusesh, përfshirë variantet e Covid-19 dhe viruset që qarkullojnë te kafshët, të cilët mund të shkaktojnë shpërthime të reja globale. Si funksionon? Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat bazohen në variante ekzistuese të viruseve, kjo vaksinë është projektuar për të trajnuar sistemin imunitar që të njohë dhe...
Burimi:
syri.net