Sa orë gjumë na duhen, gjumi shumë i shkurtër ose shumë i gjatë përshpejton plakjen
Shkencëtarët nga Shtetet e Bashkuara analizuan të dhënat nga pothuajse gjysmë milioni pjesëmarrës nga UK Biobank dhe zbuluan se afërsisht shtatë orë gjumë shoqëroheshin me më pak shenja të plakjes biologjike. Hulumtimi, i botuar në revistën Nature , tregoi se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë ose më shumë se tetë orë në natë kishin më shpesh shenja të plakjes biologjike të përshpejtuar. Diapazoni prej 6.4 deri në 7.8 orë gjumë rezultoi të ishte më i favorshmi, ndërsa studiuesit zgjodhën afërsisht shtatë orë si masën ideale. Plakja biologjike, në dallim nga mosha kronologjike, i referohet rënies graduale të funksioneve fiziologjike të trupit, duke përfshirë një aftësi më të dobët për të rigjeneruar qelizat dhe një rrezik më të madh sëmundjesh dhe vdekjeje. Shkencëtarët...
Burimi:
syri.net