Sa filxhanë kafe në ditë ju duhen për të mbrojtur mëlçinë

Sa filxhanë kafe në ditë ju duhen për të mbrojtur mëlçinë

Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë se kafeja mund të përmirësojë funksionimin e shumë pjesëve të trupit tonë, nga zorra deri te truri. Por disa nga përfitimet më të qarta lidhen me mëlçinë, një organ jetik, por njëkohësisht të brishtë, që na nevojitet për të filtruar toksinat dhe medikamentet nga gjaku, si dhe për të ruajtur vitamina dhe minerale thelbësore. Një studim i ri, i cili ndoqi 355.000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar për 13 vjet, zbuloi se personat që konsumonin më shumë kafe pesë ose më shumë filxhanë në ditë kishin një rrezik dukshëm më të ulët për të zhvilluar cirrozë (dhëmbëzim të avancuar të mëlçisë) dhe kancer të mëlçisë. Madje, analizat e gjakut treguan se ata kishin nivele më të larta të...