Niveli i kolagjenit ulet që në të 25-at: ja çfarë mund të bësh

Niveli i kolagjenit ulet që në të 25-at: ja çfarë mund të bësh

Kolagjeni e mban lëkurën të fortë, elastike dhe “në vend”. Dhe sapo kalon të 25-at, fillon të bjerë gradualisht, edhe nëse nuk e vë re menjëherë. Kolagjeni përbën rreth 75% të strukturës së lëkurës. Me pak fjalë, është “skeleti” që e mban gjithçka në formë. Por me kalimin e viteve, nivelet e tij fillojnë të bien dhe ndryshimet nuk vonojnë të duken. Pas moshës 25 vjeç, humbasim rreth 1% të kolagjenit çdo vit. Si pasojë, lëkura bëhet më pak elastike, poret duken më të mëdha dhe fillojnë të shfaqen rrudhat. Sipas ekspertëve, këto janë shenjat e para që tregojnë se lëkura po humbet kolagjen. 1. Lëkura humbet fortësinë dhe fillon të “ulet” Një nga shenjat e para është ndjesia që lëkura nuk është më aq...